Flash News

KRYESORE

Mourinho ngre flamurin e bardhë, deklarata befasuese për Klopp e Guardiolan

Mourinho ngre flamurin e bardhë, deklarata befasuese për Klopp e

Trajneri Jose Mourinho ka folur në lidhje me problemet që ka ekipi i tij, sidomos për mungesën e titullarëve. Ai mendon se City apo Liverpooli kanë shumë futbollistë të mirë në stol dhe Guardiola e Klopp kanë luksin të zgjedhin.

"Ne si klub nuk mund të kemi të njëjtin kontingjent si Manchester City dhe Liverpool. Pashë ndeshjen e Cityt dhe në stol kishte Sterling, Bernardo Silvën, Gundogan dhe Otamendin. E njëjta gjë edhe për ‘The Reds’, mos të harrojmë që të dëmtuar janë Matip, Lovren, Keita dhe Fabinho.

Nuk po them që i kam zili, unë kam një staf dhe një grup lojtarësh fantastikë, komplet ndryshe nga ta. Kane? Nuk e di se kur do të kthehet. E presim në mes të prillit ose në fund të prillit. Ose në maj, ku i dihet mund të kthehet edhe sezonin e ardhshëm“, përfundon trajneri i Spurs.

Të fundit