Flash News

KRYESORE

Mourinho nuk e bën dramë: Humbëm 1-0, jo 10-0!

Mourinho nuk e bën dramë: Humbëm 1-0, jo 10-0!

Trajneri i Jose Mourinho ka folur pas humbjes kundër Red Bull Leipzigut me rezultatin 0-1. Numri një i stolit nuk e ka bërë dramë humbjen, pasi mendon se ekipi i tij mund të rikthejë rezultatin.

"1-0 është 1-0, nuk është 10-0. Rezultati është i hapur. Është e thjeshtë. Nuk jemi ne skuadra e parë që humb 1-0 në shtëpi dhe siguron kualifikimin jashtë fushe.

"Lo Celso ishte fantastik. Ai luajti në qendër, mori një të verdhë që është kufizim i madh për një lojtar ndaj një ekipi të shpejtë, e pastaj kaloi djathtas dhe ishte fantastik me topin apo pa të. Lamela nuk u stërvit asnjëherë me ekipin para kësaj ndeshje, ai bëri nxemjen para kamerave dje, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me ekipin dhe pastaj luajti kaq mirë. Bergvijn dhe Lukas ishin ashtu siç janë, të lodhur.

"Reagimi i Del Alli? Mendoj se ishte i inatosur me paraqiten e tij, jo me mua. Unë mendoj se ai e kuptoi se pse e hoqa dhe skuadra u përmirësua pas largimit të tij”, tha portugezi pas humbjes.

Të fundit