Flash News

KRYESORE

Mozzik e thotë me këngë “nuk ka më kthim” me Loredanën

Mozzik e thotë me këngë “nuk ka më kthim” me

Mozzik dhe Loredana janë kthyer në qendrën e lajmeve rozë dhe pas çdo publikimi a projekti muzkor, dyshja “analizohet” nga mediat. Ndarja e një prej çifteve më të dashura të showbizz-it shqiptar ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ende komentohen.

Bashkë kanë dhe një vajzë, Hanën, e cila jeton me Loredanën – e cila e ndan jetën mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Nga ana tjetër, Mozzik është kthyer në Kosovë, pranë familjes së tij edhe për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Së fundmi, çifti kanë pasur dhe disa “kunja” në distancë mes njëri-tjetrit, që sipas medieve kanë ardhur si pasojë e një përplasjeje mes tyre.  Disa ditë më parë, Loredana publikoi këngën e saj më të re me reperin Zuna dhe në një nga rreshtat e këngës, ajo tregonte se si vajza e saj Hana ia ka shëruar të gjitha plagët pas ndarjes.

E ndërsa sot, Mozzik ka publikuar këngën e tij të re me titullin  “Lass mal” (Të shkojmë). Ndër rreshta Mozzik thotë se ka lënë pas të shkuarën si dhe:

 “Mos u kthemë, ti kërkon fatin tënd”.

Në një pjesë tjetër të këngë, reperi thotë hapur se ai nuk ka më nevojë për të - për Loredanën - dhe se ajo nuk ishte asnjëherë aty për Mozzik-un.

Të fundit