Flash News

KRYESORE

MPJ dënon sulmin, Bushati: Akt barbar, Shqipëria pranë Spanjës

MPJ dënon sulmin, Bushati: Akt barbar, Shqipëria pranë

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve.

Përmes një deklarate për mediat, Ministri Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit” thekson Bushati.

Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave.

Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Madrid është +34667673333.

 

Të fundit