Flash News

KRYESORE

MPJ e Shqipërisë përshëndet procesin e zgjedhjeve në Kosovë: Presimin vijimin e bashkëpunimit me qeverinë e re

MPJ e Shqipërisë përshëndet procesin e zgjedhjeve në

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 Qershor 2017. Shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë. 

MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t'iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik.

MPJ pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqiperisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal.

Të fundit