Flash News

KRYESORE

Mposhti boksierin nga Bosnja, Gjetan Keta shpallet Kampion Bote

Mposhti boksierin nga Bosnja, Gjetan Keta shpallet Kampion Bote

Mbrëmjen e djeshme, në Dibër të Madhe është zhvilluar eventi madhështor i boksit “Duel në themel”, ku boksieri shqiptar Gjetan Keta ka arritur të shpallet Kampion Bote në federatën WBU, pasi mundi boshnjakun Sldjan Janjanin.

Boksieri nga Bulqiza nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren, duke e bërë kështu të tijin titullin e radhës, vetëm një ditës pas fitores së kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

Pasi u mund në disa raunde, Janjanin u tërhoq në raundin e pestë duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren Ketës, i cili pati edhe një mbështetje të madhe të tifozëve.

Trumfi ka qenë edhe për Ferit Ketën, i cili arriti të siguronte fitoren e tij të 11-të ndaj turkut Fatih Mehmet karkus.

Të fundit