Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mposhtja e Edi Ramës do të thotë fitore mbi nëntokën kriminale politike
Kim Mehmeti
Kudo nëpër “Shqiperitë” tona ndodh thuajse e njëjta: fati i popullit dhe shtetit varet nga burrështetasit që interes parësorë ‘kombëtar’ kanë të ardhmen e vet politik, çka edhe i bënë të pa kompromis në luftën që me çdo kusht të mbeten në pushtet. Pra shqiptaria mbeti në duart e trinisë që e përbëjnë leninistët në krye të BDI-së në Maqedoni, shtetshkatërruesit e ‘Klanit Pronto’ në Kosovë dhe, ‘Rilindësit’ e Piktorit në Shqipëri, e të cilët, duke pasur frikë nga të vërtetat për vetveten mëkatare, bëjnë çmos që edhe kritikave ndaj keqqeverisjes së tyre, t’u japin dimensionin e luftërave dhe inateve personale ndaj figurave të tyre ‘heroike’ e 'atdhetare',
Këtë të vërtet më së miri e shpalosë veprimi politik i Piktorit të ‘Rilindjes’, i cili ia doli që kritikat ndaj tij të mos duken si pasqyrim i mjerimit politikë që ka pllakosur Shqipërinë, por të tingëllojnë si inate personale ndaj madhësisë së tij ‘intelektual’ e artistike. Dhe këtë e arriti sa nëpërmjet propagandës gebelsiane mediatike që përbuzte gjithë kundërshtarët e tij, poaq edhe i ndihmuar nga kritikët e tij që nuk merren me thellësinë e humnerës drejtë të cilës ai e çon popullin e vendin, por me dorën e vockël me të cilën zëvendësi i tij trupvogël e zhurmëmadh, mundohet që atij t’ia mbajë brekushet politike që të mos i bien e ti zvarriten nëpër këmbë.
Për mbijetesën politike të leninistëve injorantë në krye të BDI-së si dhe të bajraktarëve të ‘Klanit Pronto’, e të mendjemëdhenjve ‘Rilindës’ të Piktorit, merita të mëdha ka edhe paaftësia jonë që të shpjegojmë se jemi duke e jetuar diktaturën demokratike, në të cilën, për dallim nga ajo e Enverit kur to vrisnin pse e kaloje kufirin, në këtë të sotmen të 'vrasin' nëse je kundërshtar politik i pushtetarëve e nuk e braktisë vendin, dhe në të cilat diktatura, nuk kontrollohen të vërtetat që duhet publikuar, por gënjeshtrat që duhet thënë popullit.
Pra ne nuk arritëm ta pasqyrojmë të vërtetën se mbase populli ynë është duke i jetuar kohët më shkatërrimtare për bërthamën e tij kombëtare, kohët kur shqiptaria thuajse bëhet e pandjeshme ndaj fatit të vet, kohët kur neve thuajse nuk na intereson se kush do i drejtojë “Shqipëritë’ tona, sepse të ardhmen e pasardhësve tanë e shohim jashtë shteteve ku ne, si prindër pakurrizorë, ua lamë fëmijëve tanë në trashëgimi burrështetasit të cilët kurrë nuk kanë guxuar të ëndërrojnë se do mund të bëhen diçka më shumë se sa drejtues të ndonjë kooperative bujqësore.
Po pra, duhet pranuar se injorantët leninistë të BDI-së në Maqedoni, se shkelësit e shumë vlerave kombëtare të ‘Klanit Pronto’ në Kosovë dhe, kalbësit e shqiptarisë të ‘Rilindjes’ në Shqipëri, mbetën pranë grazhdit të pushtetit sepse edhe ne të ‘urtit’ e të ‘mençurit’, nuk e kuptuan se, ta luftosh nëntokën kriminale politike në pushtet, nuk do të thotë se je vënë në mbrojtje të‘vrasësve’ nga radhët e partive opozitare, por se merresh me shpalosjen e të vërtetës se “Shqipërite’ tona të sotme janë shndërruar në varreza masive të ëndrrave rinore dhe të shpresave prindore se do mundë të pleqërojnë e të vdesin pranë fëmijëve që kanë rritur e shkolluar, por të cilët fëmijë thuajse nuk i deshti vendlindja.
Andaj mposhtja e ‘Klanit Pronto’ në zgjedhjet e tetorit në Kosovë, nuk ka te bëjë vetëm me fitoren e partive opozitare, por me ringjalljen e shpresës se Kosova mund të bëhet shtet për shqiptarët, e jo për ata që e sundojnë atë. Dhe andaj pra mposhtja e vëllazërisë leniniste në krye të BDI-së, do të thotë ngadhënjim i mençurisë dhe ndershmërisë mbi injorancën dhe pafytyrësinë. Po pra, ta luftosh e ta mposhtësh regjimin e sotëm në Shqipëri, do të thotë se e ke kuptuar që nga gjitha ‘Rilindjet’ që Piktori ua premtoi shqiptarëve, e realizoi vetëm atë që tani mundohet ta fsheh prej tyre – kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e Shqipërisë. Dhe prandaj pra, mposhtja e ‘Rilindjes’ së Piktorit do të thotë fitore e ndershmërisë dhe shpresës mbi nëntokën kriminale politike.
E në ndërkohë duhet sqaruar se thëniet e para një viti të autorit të këtij teksti, se edhe po ta hapësh frigoriferin të del Piktori dhe se, Kryeministri i Shqipërisë mbijeton politikisht ashtu si edhe Linda Morina në botën e muzikës - e që në ndërkohë u bënë ‘meme’ dhe përsëriten nga shumë kush si të ishin këngë popullore, që nuk u dihet autori - nuk kishin për qëllim vetëm të talleshin me drejtuesin e ‘Rilindjes’, por edhe të përqeshnin mendësinë politike se ‘qelbësirat’ e bashkuara të krahut tim politik, nuk do e qelbin dhe nuk do e kalbin Shqipërinë po aq sa edhe gropa septike e kundërshtarit tim politik. Mendësi të cilën e promovuan ata që për çdo natë debatojnë, thuajse vetëm sa për ta hutuar edhe më shumë popullin dhe, sa për t’ia mjegulluar atij të vërtetat politike që i jeton, ata pra që dinë çdo gjë, që nga ajo si ndikon seksi te mushkonjat e deri te ajo pse presidenti amerikan mbanë monedha njëzet dollarësh në xhepi e pasmë të pantallonave, por që kurrë nuk guxuan të shpjegojnë pse mbetëm me frigoriferë ku na paraqiten strategët politikë bythëcullak dhe, me ‘rapsodë’ popullor që këndojnë me prapanicë, e jo me gojë.
*Autori eshte shkrimtar dhe publicit shqiptar qe jeton ne Maqedonine e Veriut
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38