Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mrizit të Zanave”, një model i kulinarisë dhe agroturizmit, i thonë JO
Mrizi i Zanave, një model biznesi i bazuar në agroturizëm, tashmë është një emër i njohur për shumicën e shqiptarëve, për gatimet e shijshme bio, servirjen dhe kombinimet e veçanta të produkteve të zonës dhe pamjet joshëse të natyrës së fshatit.
Por më shumë se sa për luksin që kanë sjellë në kulinarinë tradicionale të zonës, djemtë e Mrizit kanë injektuar një model biznesi fizibël duke krijuar ekonominë e shkallës, e cila ka maksimizuar fitimet dhe ka rigjallëruar zonën përreth, duke sjellë në dimensione krejt të tjera bujqësinë dhe shërbimet në një zonë të zakonshme fshati dhe duke ofruar mundësi punësimi për banorët e zonës.
Në përpjekje për t’i shtuar ciklit të biznesit një baxho, thertore dhe një impiant të përpunimit të reçelrave, administratoret janë refuzuar nga subvencionet nga fondet daneze që menaxhohen në Rajonin e Shkodrës nga GIZ dhe AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural).
Altin Prenga, administratori i Mrizit të Zanave, më shumë se sa i revoltuar, ndjehet i fyer nga përgjigja negative. Ai posedon një kulturë perëndimore nga të jetuarit jashtë vendit dhe njeh mire rregullat dhe caqet e shtetit. “Para se të aplikoja për projektin rreth 10 milionë lekë, 50% e të cilave do të vetëfinancoheshin, pyeta për të gjitha kushtet dhe kriteret. Për qenë sa më korrekt punësova një konsulent dhe shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit me kushtuan 200 mijë lekë. Pasi gjithçka qe gati me dokumentacionin, përgjigja për fondin nuk po vinte dhe më pas mora refuzimin” tha zoti Prenga, i kontaktuar nga Monitor. Argumenti që i kishin dhënë lidhej me faktin se nuk duhet ta kishte bërë aplikimin në Shkodër, por në Lezhë, ndonëse ai kishte pyetur që në fillim për procedurat dhe kishte shpenzuar mjaft kohë, duke u marrë me dokumentacionin.
Ai tha se është e dyta herë që refuzohet të ndihmohet me subvencione. Më herët kishte kërkuar nga AZHBR financime për sistemin ujitës të vreshtës që është ngjitur me Mrizin, por aplikimi u refuzua, teksa para pak ditësh ka marrë refuzimin e dytë.
“Shpesh herë në konferenca apo takime me tematika të zhvillimit rural, nga projekte të vendeve të Bashkimit Europian është lakuar emri ynë, herë si shembull, duke lenë të kuptojmë sikur të ishim partnerë ose përfitues të atyre miliona eurove që janë derdhur në Shqipëri. Nuk është aspak e vërtetë! Mirënjohja u shkon vetëm klientëve tonë, falë tyre ne do të vazhdojmë ëndrrën tonë bujqësore. “ thotë Prenga.
Planet janë mbresëlënëse. Në Fishtë, jo shumë larg Mrizit janë godinat që më parë në kohën e komunizmit kanë shërbyer për ish të burgosurit politikë. Planet janë për ta shndërruar në baxho ku do të grumbullohet bulmeti i zonës dhe më pas të ofrohet për konsum në mënyrë të standardizuar. Një nga godinat do të jetë thertore, ku kafshët që do të përpunohen për llogari të Mrizit të kenë një ambient të rregullt dhe më shumë siguri për konsumatorët. Gjithashtu një manifakturë e vogël është parashikuar të ngrihet për të përpunuar frutat e zonës në reçelra.
Prenga thotë se para se gjithash është planifikuar ngritja e një ambienti të posaçëm për fermerët e zonës ku ata të marrin trajnim për kulturat që duhet të mbjellin dhe përdorimin e pesticideve. “Gjithashtu në planet tonë të afërta është ngritja e një laboratori për analizat bio” thotë Prenga.
Kohët e fundit agjencitë turistike e kanë përfshire Mrizin si pjesë të itinerareve dhe ky lloj shërbimi po ecën shumë mirë. Është mjaft interesante, që ish burgu i diktaturës që po kthehet në minifabrika veç të tjerash do të jetë një destinacion interesant edhe për turistët. /Revista Monitor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38