Flash News

KRYESORE

“M'u përhap gjaku në fytyrë”, Artan Hoxha rrëfen dhunën në Greqi

“M'u përhap gjaku në fytyrë”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Opinion, tregoi një episod në lidhje me të kaluarën e tij si emigrant në Greqi, pasi doli nga stadiumi. Hoxha u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se kur e kishte kapur policia greke, veshur si civilë, nuk mund të flitej për të drejta të njeriut, por për një dhunë barbare, larg një vendi të civilizuar.

Gazetari tregoi se pasi e dërguan në një postë policie, ata nuk përdorën shkopinj gome, por druri. Ai tha se kishte parë njerëz që iu ishin thyer duart dhe shumë të tjerë që kishin fraktura në trup nga dhuna e policisë greke.

“Mua më goditën nga fytyra dhe për faktin që mu përhap gjaku në fytyrë, dukesha shumë i dëmtuar dhe ajo më ndihmoi sepse i shpëtova drurit tjetër. Kemi qëndruar në bodrumet e stacionit policor, deri në momentin sa u bë numri i duhur për t’u nisur drejt Shqipërisë”, u shpreh Artan Hoxha.

Të fundit