Flash News

KRYESORE

Muaji i festave kombëtare/ Bashkia e Tiranës: Të gjithë me flamuj në ballkon, ta veshim kryeqytetin kuq e zi

Muaji i festave kombëtare/ Bashkia e Tiranës: Të gjithë me

Në 75 vjetorin e çlirimit Bashkia e Tiranës e ka kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një paradë me portretet e këtyre të fundit.

Muaji i festave kombëtare ka filluar të ndihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit të zbukuruara me flamuj kuq e zi.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vënë portretet e Qemal Stafës, Vojo Kushit, Mujo Ulqinakut, Vasil Shantos etj.

Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi, në mënyrë që i gjithë qyteti të vishet me ngjyrat kombëtare.

Të fundit