Flash News

KRYESORE

Muaji i Ramazanit, përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi

Muaji i Ramazanit, përfitimet shëndetësore që vijnë nga

Edhe pse agjërimi është kritikuar nga mjekët e dietave, studimi i ri tregon se trupi i uritur nxit prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut të cilat i luftojnë infeksionet.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, kanë treguar se zbulimi i tyre mund të jetë i dobishëm veçanarisht për njerëzit që vuajn nga sistemi i shkatërruar imunitar, madje edhe pacientët me kancer që ndjekin kimioterapitë.

Gjithashtu dobi të madhe ka edhe tek njerëzit e moshuar, tek të cilët funksionimi i sistemit imunitar ka rënë për shkak të moshës dhe e kanë të vështirë për t’i luftuar sëmundjet e zakonshme në shtëpi.

Shkencëtarët kanë thënë se agjërimi fillon një ndryshim rigjenerues me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që në thelb janë rigjeneruese për sistemin imunitar.

Kur sistemi fillon të kursejë energjinë një nga gjërat që i bën është edhe reciklimi i qelizave imune të cilat nuk janë të nevojshme ose janë të dëmtuara.

Megjithatë, kishte edhe ekspert të cilët ishin në dyshime për këtë gjë.

Të fundit