Flash News

KRYESORE

Muaji ndërkombëtar i kujtesës së viktimave të Holokaustit, filmi "Besa" shfaqet në Universitetin e Harvard-it

Muaji ndërkombëtar i kujtesës së viktimave të

Në Muajin Ndërkombëtar të kujtesës së viktimave të Holokaustit është shfaqur në Harvard University filmi “BESA – The Promise”.

"Bes ose  "The Promise" është dokumentari qe tregon historinë e muslimanëve të Shqipërisë të pushtuar nga nazistët, të cilët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filmi u shfaq ne universitetin Harvard, ku ishin te pranishëm studentë, pedagog, anëtarët e komunitetit dhe ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber.

Kjo ngjarje u organizua nga shoqata studentore në Harvard. Presidenti dhe themeluesi i organizatës, Deni Hoxha në fjalimin e tij foli rreth mesazhit që ky film sjell për bashkëpunimin ndërfetar dhe vlerat e popullit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarë mbrojtën hebrejtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Gjithashtu, ambasadorja Luli-Faber vuri në dukje se populli shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen tradicionale strehoi dhe shpëtoi të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri.

Ambasadorja falenderoi studentët shqiptarë, të cilët organizuan një event kaq domethënës që përcjellë më së miri vlerat e vërteta të popullit tonë.

Të fundit