Flash News

KRYESORE

Muç Nano: Performanca e Metës në Komision ishte fantastike

Muç Nano: Performanca e Metës në Komision ishte fantastike

Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar daljen e presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të tij për zhdekretimin e 30 qershorit, si fantastike.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Nano theksoi se Komisioni Hetimor ishte një veprim i gabuar që nuk ka për t’u finalizuar.

“Komisioni hetimor ishte një veprim i gabuar që nuk ka për t’u finalizuar. Performanca e Metes ishte fantastike, një nga gjestet më të mira që ka bërë ndonjë politikan shqiptar.

Shkoi si zotëri i vërtetë, me qetësi dhe beri sqarimet e duhura ligjore dhe politike ne mënyrë perfekte dhe shumë të mirë”, tha Nano.

Të fundit