Flash News

KRYESORE

Muca nxeh duelin me Partizanin, kunja drejtorit për sulmuesit

Muca nxeh duelin me Partizanin, kunja drejtorit për sulmuesit

Kapiteni i Tiranës, Gent Muça, ishte i ftuar në emisionin "Pressing", në ABC News. Ai ka folur për barazimin kundër Skënderbeut, por dhe Partizanin.

"Nga kontigjenti Partizani mund të ketë grupin më të fortë. Kanë afruar me bujë sulmues, por shënojnë lojtarët e tjerë më shumë gola. Bylisi ka ritëm të lartë çdo ndeshje. Skënderbeu i ka hapur probleme të gjitha ekipeve. Kampionati është i paparashikueshëm. Jemi sulmi më i mirë, e thonë statistikat.

“Nga mënyra si shkoi loja, barazimi ishte i drejtë. Provuan lotarinë dhe i doli Skënderbeu. Për meritë të tyre dhe për fajin tonë. E kishin provuar 9 ekipe të tjerë dhe e thanë edhe ata që do marrin pikë. Qëlloi që morën”.

“Tirana bën lajm më shumë kur barazon, se kur fiton. E dinim që në momentin e parë që do gabonim, do vinin këto reagime. E dinim që do flitej edhe për ndërrimet, por me ato ndërrimet e Egbo fituam në Shkodër. Është pjesë e lojës të jesh në presion. Diferencat në skuadra janë të vogla. Asnjë skuadër nuk është e lehtë të kalohet. Nuk është fundi i botës që barazuam. Më mirë që ndodhi tani, që të zgjohemi”.

“Jemi shumë të qetë, vazhdojmë punën. Kemi entuziazëm para ndeshjes. Edhe po të fitonte Kukësi., nuk do e kisha aspak problem. Është më mirë kur mbështetesh te këmbët e tua”,-

Të fundit