Flash News

KRYESORE

Muka kthehet në Tiranë, mesazh për protestën e së premtes

Ish-zëvendëministri i Arsimit, Taulant Muka është rikthyer në Tiranë, vetem pak ditë pasi u largua në Kopenhagen.

Muka, do të marshojë të premten se bashku me studentët e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkojnë reduktimin e tarifave të studimit.

“Studentët vendosin të vazhdojnë protestën nesër! Une do i bashkangjitem studentëve të Universitetit të Mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe për të marshuar bashkë me ta drejt MASR! Forca rini, momenti është i juaji! Heqja e tarifës nuk është një arritje- ata e tarifojnë në taksat ( ujë, drita etj) që prindërit tuaj paguajnë! Me forcën që treguat sot ju mund të arrini shumë më shumë! Ju kanë frikë, forca juaj është e madhe!”, shkuan ai në ‘Facebook’.

Duke parë masivitetin e protestës, Ministria e Arsimit shfuqizoi VKM-në që i detyronte studentët të paguanin kosto shtesë për provimet e mbartura. Megjithatë, studentët kërkojne plotesimin edhe të tre kërkesave të tjera, siç janë:

  1. Përgjysmimi tarifave;
  2. Përmirësim i kushteve;
  3. Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët;

Të fundit