Muller do largimin, klubi i radhës do të jetë në Serie A?

Sipas mediave italiane, Interi është interesuar për blerjen e sulmuesit të Bayernit, Thomas Muller. Klubi zikaltër ka një as nën mëngë, sepse do të mund ta shkëmbejë me kroatin Ivan Perisic, aktualisht i huazuar në Mynih.

Kampioni i botës është i pakënaqur te Bayern dhe gazeta gjermane Bild pretendon se ai do të largohet në janar sepse nuk ka vend për të në skuadër.

Bayern duhet të paguajë 25 mln euro për blerjen përfundimtare të Perisicit dhe ndoshta Inter mund ta shkëmbejnë duke futur gjermanin Muller në këtë operacion.