Flash News

KRYESORE

Mund ta shesë 5 mln euro, Ibra lë në ankth milanisët me shtëpinë e tij

Mund ta shesë 5 mln euro, Ibra lë në ankth milanisët me

Nëse Zlatan Ibrahimovic transferohet te Milani, tifozët kuqezinj do të ndryshonin krejtësisht mendje për klubin dhe do të besonin te një sezon i mbarë. Sulmuesi suedez po mban në ankth "Djallin".

Deri dje besohej se ai nuk ka shans të transferohet në Milano, por gjërat kanë ndryshuar. Sipas Gazzetta dello Sport, dëshira e madhe e 38-vjeçarit është rikthimi te skuadra ku luajti gjatë sezoneve 2010-2012.

Zlatan deri tani ka refuzuar dy oferta për shitjen e shtëpisë në Milano. Kjo tregon se ai e ka një sy tek ish-skuadra e tij. Banesa luksoze e tij kushton mbi 5 mln euro, por ai nuk po e shet, sepse pret një ofertë bindëse nga "Djalli".

Maldini dhe Boban duhet të veprojnë shpejt, sepse për Ibrahimovicin ka interes edhe Carlo Ancelotti, porsa të nisë punë tek Evertoni, skuadra e tij e re.

Të fundit