Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Akil Kraja
Dje ishin disa ushtarë gjatë një trajnimi në Angli, sot janë disa mjekë të urgjencës Tiranë. Në të dyja rastet këta individë shkelin një betim solemn, humanist e me një simbolikë tejet të fortë. Ata dezertojnë, pasi janë betuar që përballë një beteje apo sëmundje, ata do të vendosnin gjithmonë shërbimin ndaj bashkëkombësve përpara interesit vetjak. Me largimin e tyre ata shkelin, fjalë për fjalë, një betim për jetë a vdekje.
Por në fakt para tyre dhe gjatë dy viteve të fundit, janë mbi 100.000 azilantë shqiptarë që ndërmorën hapin e largimit. 250.000 të tjerë luten çdo ditë që të përzgjidhen nga një kompjuter në SHBA. Ata janë ushtarë, mjekë, inxhinierë, të rinj e të moshuar, të papunë por dhe profesionistë nga më të mirët... ata përfaqësojnë kombin shqiptar.
Por a mundet vallë që shteti shqiptar - kazermat, spitalet, shkollat e sipërmarrjet e tij - të dezertohen masivisht nga një komb i tërë?
Ka dy qasje ndaj përkufizimit sesi lind një shtet kombëtar. E para, ajo gjermanike, e cila e sheh bashkimin e individëve duke u nisur nga një linjë gjaku, fetare dhe kulturore të përbashkët. Në këtë variant, kombi paraprin shtetin. E dyta, ajo franceze, bazohet në bashkimin rreth një të shkuare të përbashkët dhe një projekti për ta vazhduar atë në të ardhmen. Në këtë variant, shteti paraprin kombin. Qasja e parë është etnike, qasja e dytë politiko-ekonomike. Që një shtet kombëtar të ekzistojë duhet në çdo rast të ekzistojë një arsye që ta mbajë atë të bashkuar përballë sfidave të historisë.
Sot përgjigja ndaj pyetjes se çfarë i bashkon shqiptarët nën një shtet kombëtar të përbashkët është tejet e vështirë.
Për vite me rradhë ekzistenca e një populli unik - qasja etnike, uniciteti i gjuhës dhe trashëgimia kulturore - ka qënë justifikimi kryesor i kërkesës për pavarësim dhe ndërtimin e një shteti kombëtar shqiptar. Por kjo nuk është më një e vërtetë absolute.
Ndërkohë që para vitit 1912, kishim kombin por jo shtetin, pas kësaj date e deri në vitet `90 arritëm të krijonim vetëm gjysmën e një shteti kombëtar. Një pjesë e mirë e kombit mbeti jashtë kufijve shtetërorë. Kjo qasje etnike duket se dështoi më tej me krijimin e shtetit Kosovar sipas qasjes politiko-ekonomike. Shteti i ri Kosovar u krijua nën justifikimin e një të shkuare të përbashkët nën Jugosllavi, dhe të një projekti shteti multi-etnik të ardhshëm.
Shekulli i 21-të ka trokitur tashmë dhe ekzistenca e shtetit kombëtar shqiptar nuk mund të bazohet më ekskluzivisht në qasjen etnike të tij: jashtë kufijve sot gjenden 2.5 milionë shqiptarë kosovarë, 500.000 shqiptarë maqedonas por dhe 500.000 shqiptarë italiane, po kaq shqiptarë grekë e me qindra mijëra te tjerë me shtetësi nga më të ndryshmet...
Shumë prej tyre kanë lindur matanë kufirit të shtetit kombëtar. Ata janë shqiptarë por dhe gjermanë apo italianë. Në këto kushte, a mund të mjaftojë vetëm kriteri gjuhësor e kulturor që t’a mbajë një komb bashkë? Nëse mjaftohemi vetëm me një kriter të tillë, atëherë mbase duhet të pranojmë nga ana tjetër që te gjithë shqiptarët e integruar kulturalisht në Greqi, në veçanti brezi i dytë e i tretë post-90, mund të jetë pjesë e etnisë greke në Shqipëri... ? Pyete provokuese? Por nëse kriteri gjuhësor e kulturor është realisht i mjaftueshëm për të justifikuar ekzistencën e një shteti kombëtar shqiptar, si t'i shpjegojmë fërkimet e herë pas hershme qe ekzistojnë mes dy shteteve Kosovar e Shqiptar?
Mobiliteti ekstrem, hapja kulturore, emigrimi me breza dhe globalizimi ne tërësi përben një sfide madhore për çdo shtet kombëtar perëndimor. Diku është Brexit, diku është MAGA, diku është futja e populizmit në parlamente, ndërkohë diku tjetër është një fatalizëm kombëtar si në Spanjë së fundmi...
Në këtë kontekst nevojitet të kalojmë në qasjen e dytë, atë politiko-ekonomike sipas së cilës etnia nuk mjafton që ta mbajë të bashkuar shtetin kombëtar shqiptar. Përtej etnisë, nevojitet gjithashtu kriteri i një të shkuare të përbashkët që i shtohet një projekti konkret për t’a ripërtëritur atë në një të ardhme sërisht të përbashkët.
Ndërsa e shkuara e përbashkët mund të përmblidhet, keq apo mirë, në 25 vite ecejake republikane monarshiste, 50 vite komunizëm dhe 25 vite tranzicion - projekti për të ardhmen e shtetit kombëtar shqiptar është tërësisht inekzistent !
Nga këtu buron dhe dezertimi apo shkelja e betimit suprem të ushtarëve dhe mjekëve shqiptarë, si dhe uniciteti i këtij eksodi të fundit krahasuar me atë te viteve `90 (arratisje nga uria) e `97 (arratisje nga lufta).
Sot shqiptarët po largohen pasi ata nuk e shohin projeksionin e vetvetes ekskluzivisht si pjesë e shtetit kombëtar shqiptar. Shteti kombëtar nuk ofron asgjë me shumë sesa shteti i huaj perëndimor i cili nën petkun e multi-kulturalizmit, ka arritur t'i integrojë emigrantët shqiptarët duke u ofruar jo vetëm punë e asistencë sociale, por dhe mbështetje që të mbrojnë “identitetin” kulturor të tyre (mundësimi i shkollave shqipe, qëndrave kulturore por dhe të xhamive apo kishave shqiptare...).
Në kohët moderne, ekzistenca e një te shkuare kombëtare nuk mjafton për të ndërtuar një të ardhme serish të përbashkët.
Shqipëria, po kalon një tragjedi kombëtare, një dezertim kombëtar të mirëfilltë. Cilën te ardhme premton pushteti? Cilit projekt po i shërbejnë intelektualet? Çfarë ëndrre po na paraqesin artistët? Çfarë projektesh po skicojnë inxhinierët?
Shteti shqiptar po dështon dhe bashkë me të, ekziston rreziku që të dështojë dhe kombi shqiptar. Arsyet qe justifikojnë ekzistencën e vetë shtetit po zvogëlohen dita ditës.
Monopoli i forcës publike? Shumëfishim i policive private, shkatërrim total i besimit ndaj forcave të rendit. Sigurim i kufijve? Paaftësi për t mbrojtur popullatat nga shiu e lerë pastaj nga armiku pa tanke e asnjë avion. Sigurimi i jetës? Mjekët po dezertojnë pikërisht se spitali publik po falimenton. Arsimimi i detyrueshëm? Reformat e njëpasnjëshme duket sikur j'a kanë ulur dhe më tej vlerën e diplomës së shkollave e universiteteve private apo publike shqiptare. Menaxhimi i pasurive kombëtare? Nafta e mineralet eksportohen pa asnjë vlerë të shtuar, uji na përmbyt, ndërkohë malet digjen dimrit e pyjet priten verës...
Ndaj ushtarët dezertojnë ashtu si dhe mjekët e çdo shqiptar që ka mundësi të largohet nga shteti amë. Investimet në fasada e palma, ashtu si dhe paraja e shpejtë e kanabisit, nuk mjaftojnë për të siguruar minimumin jetik të kohezionit kombëtar. Sot shteti kombëtar shqiptar duket sikur nuk paraqet arsye të mjaftueshme për të justifikuar ekzistencën e tij dhe në të ardhmen.
E shkuara pa të ardhme nuk mjafton. Një aksiome e vlefshme për çdo çift, familje apo komb.
Ushtari shqiptar nuk mund të japë jetën ne emër të Skënderbeut, që në të ardhmen Saimir Tahiri e farefisi i tij t'i gëzojnë kursimet e tyre në gjëndje të lirë. Mjeku shqiptar nuk mund të sakrifikojë familjen e tij në emër të Nënë Terezës, që Vilma Nushi e check-upit shëndetësor të vazhdojë të shesë cigare ku shkruhet "duhani vret". I riu shqiptar nuk mund të sakrifikojë të ardhmen e tij në emër të Naim Frashërit e "maleve të Shqipërise e lisave të gjatë, të fushave të gjëra me lule e lumenjve të kulluar...” në një kohë kur Kryebashkiaku i Tiranës ka pakt me mafien e plehrave.
Shqipëria ka nevojë për një vizion, një alternativë, një "raison d'être" për shekullin e 21-të. Nëse bashkimi me Kosovën është i pamundur, si një kapitull përmbyllës historik natyral, e vetmja alternativë mbetet ndërtimi i një Republike të Re ku sovraniteti politik i kthehet realisht ushtarit, mjekut dhe çdo qytetari shqiptar që paguan taksa për ketë vend, qoftë ai në diasporë apo në katundin më të largët të trojeve shqiptare.
Shqiptarët po dezertojnë shtetin e Republikës së vjetër, jo kombin. Beteja për një Republikë të Re duhet të vazhdojë me çdo kusht, përndryshe do të mbetemi në kurthin e mos-zhvillimit të një shteti kombëtar të dështuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38