Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Tempora” ka paralajmëruar se do të hapë të gjitha letrat dhe korrenspondencat që ai disponon me disa ambasadorë të huaj në Tiranë, në mënyrë që, sipas tij, qytetarët shqiptarë të kuptojnë kush gënjen në raport me reformën në drejtësi.
“I kam të gjitha letrat, sepse unë për çështjet e shtetit punoj me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë seriozitet. I kam të gjitha letrat, edhe përpara reformës, edhe me ambasadën amerikane, edhe me atë të Bashkimit Europian. Çdo gjë është e dokumentuar. Përgjegjësia ime gjithmonë ka qenë maksimale dhe për fat të keq, aktorët e tjerë kanë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë situatë ku ne jemi sot. Me këtë situatë të reformës, që nga reformë e kemi kthyer në një “Ramaformë”, deklaroi Meta.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Cila qe përgjigja e ndërkombëtarëve? Më intereson. Ju ka ardhur përgjigje për këtë gjë?
Presidenti Meta: Po përgjigja dihet: U mbyll telefoni, morën porosi politike. Tani ata mision teknik janë, çfarë do të bëjnë ata të shkretët?! Dikush do të firmosë për lekët që ata marrin këtu!
Gazetarja: Ju e keni të gjithë dokumentacionin?
Presidenti Meta: Nuk jam unë që firmos për këtë gjë.
Gazetarja: Më falni zoti Meta, a e keni të gjithë dokumentacionin?
Presidenti Meta: Po patjetër!
Gazetarja: E letrave dërguar ndërkombëtarëve për pamundësinë tuaj të hedhjes së shortit?
Presidenti Meta: I kam unë të gjitha.
Gazetarja: ...dhe delegimit të kësaj kompetence në Kuvend, sepse parashikohet ose Presidenti, ose Kuvendi. Dy janë institucionet.
Presidenti Meta: I kam të gjitha letrat, sepse unë për çështjet e shtetit punoj me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë seriozitet. I kam të gjitha letrat, edhe përpara reformës, edhe me ambasadën amerikane, edhe me atë të Bashkimit Europian. Çdo gjë është e dokumentuar. Përgjegjësia ime gjithmonë ka qenë maksimale dhe për fat të keq, aktorët e tjerë kanë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë situatë ku ne jemi sot. Me këtë situatë të reformës, që nga reformë e kemi kthyer në një “Ramaformë”.
Gazetarja: Kur u bë “Ramformë”? Kur u bë?
Presidenti Meta: U bë ajo që kur shkelën të gjitha afatet kushtetuese, një. Që kur u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm me 69 vota. Ma gjeni në Kushtetutë Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm?! Ma gjeni këtu?
Gazetarja: Ju keni dëgjuar...? Nuk e gjej dot. Unë e di që edhe këshillimi për këtë arsye është bërë.
Presidenti Meta: Një javë, duke kuptuar këto lojërat, të cilat nuk janë të mira dhe i sjellin kaq pasoja vendit, këtu kam qenë me Presidentin e Malit të Zi në vizitë zyrtare. Shikojeni se i keni kronikat dhe kam thënë: Lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i ftoj palët që të fillojnë dialogun për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm sipas standardeve dhe në frymën e Kushtetutës. Se cilat ishin standardet dhe se cila ishte fryma e Kushtetutës, besoj se mund ta gjeni në ndonjë kushtetutë tjetër, por jo në këtë Kushtetutë të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21-22 korrik me 140 vota dhe që u firmos pas votimit nga unë. Dhe ishte kushtetutë e bërë me Komisionin e Venecias, ishte kushtetutë e bërë me amerikanët, ishte kushtetutë e bërë me europianët.
Gazetarja: T’ju kujtoj diçka zoti Meta, sepse ju përveç se kreu i Shtetit, jeni një politikan me shumë përvojë. Jeni le të themi, i lindur politikisht me pluralizimin shqiptar apo jo?
Presidenti Meta: Diçka e tillë.
Gazetarja: Diçka e tillë. Në rast se...
Presidenti Meta: Ndaj edhe është detyra ime ta mbroj pluralizimin, përveç anës institucionale.
Gazetarja: Uroj me shpirt që të ndodhë kjo gjë! Në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Presidenti i Republikës është garanti i fundit i kësaj gjëje. Në rast se nuk do të kishte qenë kandidatura e zonjës Marku, ju mendoni se në Parlament do të kishte qenë një konsensus më i gjerë?
Presidenti Meta: Së pari unë nuk mendoj...
Gazetarja: Apo është gjetur alibia për të bllokuar zgjedhjen me sukses të Prokurorit të Përgjithshëm?
Presidenti Meta: Nuk mendoj se kjo është një çështje e zonjë Marku apo e zonjës Meçe, po themi, sepse dua të evitoj gjëra të tilla.
Gazetarja: Emrash të përveçëm.
Presidenti Meta: ...sepse edhe unë po të isha zgjedhur në atë mënyrë, do ta kisha shumë të vështirë ta bëja punën time në pavarësi të plotë. Edhe po të isha zgjedhur për shembull President i Republikës me 65 vota, nuk do të isha dot në këtë pozitë që kur ka një problem qeveria me interesin shtetëror apo me interesin publik, t’ia kthej. Unë ia kthej, sepse jam zgjedhur konform të gjitha rregullave dhe ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Faleminderoj Partinë Socialiste dhe të gjithë deputetët që më zgjodhën President, por më kanë zgjedhur në mënyrën më të ligjshme dhe më kushtetuese që unë të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi të cilën kam vënë dorën. Dhe unë dorën e kam vënë mbi këtë Kushtetutë, që është edhe kushtetuta e 21-22 korrikut. Në rast se unë kam shkelur këtë Kushtetutë, jo shkelje të rëndë, por edhe shkeljen më të lehtë, unë mbaj çdo lloj përgjegjësie.