“Mund të jetë udhëtimi i fundit”, apeli i policisë për shoferët që tejkalojnë normat e shpejtësisë

Policia Rrugore ka kryer kontrolle në rrugën Tiranë-Elbasan për automjetet që tejkalojnë normat e shpejtësisë, përgjatë kësaj jave.

Nga kontrollet, sipas policisë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre.

“Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë”, apelon policia.