Flash News

KRYESORE

Mund të ketë rritje infeksioni, Manastirliu: Duhet të përgatitemi për vjeshtën dhe dimrin

Mund të ketë rritje infeksioni, Manastirliu: Duhet të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka folur rreth situatës së COVID në vend, ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit për zbatimin strik të masave të marra.

Manastirliu është shprehur se mbajtja e maskës është e detyrueshme, ndërsa ka theksuar se neglizhimi i masave anti-covid mund të sjellë në rritje infektimi.

Ministriagjithashtu nënvizoi se ndërkohë po punohet për të qenë të përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, nëse do të ketë valë të re infeksionesh.

“Vendimet merren për shëndetin e qytetarëve dhe janë të vlerësuar për uljen e zinxhirit të infeksionit, por ka një fakt që duhet ta vlerësojmë, këto masa nuk janë për gjobën si qëllim, por si parandalim. Të rinjtë apo ata që frekuentojnë klubet e natës dhe diskot janë vlerësuar si përhapës të një zinxhiri infeksioni gjatë kësaj periudhe, vetë shëndeti i tyre kompromentohet dhe bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit te prindërit dhe të moshuarit", tha ajo.

“Jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, për të administruar situatën, që nëse do të vijojmë të kemi neglizhim të zbatimit të masave, duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit. Po marrim masa parandaluese, ndaj ky vjen në vijim të masave parandaluese, edhe maska me ligj është masë parandaluese. Puna më e madhe është në territor me epidemiologët, jemi duke punuar për të fuqizuar skuadrat lëvizëse të Urgjenca në funksion të dhënies së shërbimit në banesë, e po ashtu për skuadrat rezervë për hapjen e Covid 3 dhe Covid 4 dhe po rrisim kapacitet e testimit”, u shpreh Manastirliu

Të fundit