Flash News

KRYESORE

A mund të ndihmojë birra në parandalimin e kancerit?

A mund të ndihmojë birra në parandalimin e kancerit?

Për gratë që e pëlqejnë birrën, kemi një lajm të mirë. Një studim i ri ka zbuluar se lulet me të cilat prodhohet birra dhe i japin asaj shijen e hidhur, mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit. Kjo bimë është lidhur gjithmonë me nivelet e hormonit, ku studime të ndryshme kanë treguar se ajo i ndihmon meshkujt të formojnë muskuj tek gjoksi, si dhe lehtëson simptomat e postmenopauzës duke rritur metabolizmin e estrogjenit.

Tani, të njëjtët ekspertë nga Universiteti i Ilniosit në Çikago pretendojnë se i njëjti proces mund të aktivizojë përbërësit kimikë që parandalojnë zhvillimin e tumoreve. Hulumtuesit shkencorë aplikuan ekstrakte të bimës me të cilën prodhohet birra tek dy linja të ndryshme qelizore të gjirit, për të monitoruar efektet e tij tek metabolizmi i qelizave të estrogjenit.

Metabolizmi i ulët i estrogjenit rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Si edhe kishin shpresuar, hulumtuesit shkencorë zbuluan një përbërës të fuqishëm, 6-prenylnarigenin ose 6-PN, që ndihmoi në rritjen e normës së metabolizmit të estrogjenit.

Të fundit