Flash News

POLITIKOFF

A mund të ndodhë që racizmi dhe urrejtja etnike në Maqedoni të shtrihet në të gjithë rajonin?

A mund të ndodhë që racizmi dhe urrejtja etnike në Maqedoni

Gjovalin Shkurtaj

Urrejtja është e thellë në Ballkan, dhe lajmet që vijnë nga Maqedonia janë ogurzeza. Shteti fqinj është në prag të destabilitetit për shkak të kërkesës të minoritetit shqiptar për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare, pasi popullsia shqipfolëse përfaqëson 25 përqind të popullsisë. Këto kërkesa janë konsideruar “të papranueshme” nga Presidenti aktual Gjorge Ivanov, i cili, me një lëvizje antikushtetuese, nuk po lejon koalicionin midis Social Demokratëve maqedonas dhe partive shqiptare për formimin e qeverisë. Presidenti Ivanov e ka quajtur kërkesën për njohjen e gjuhës shqipe si një “kërcënim për sovranitetin e Maqedonisë”.

A ka kjo përplasje, në qendër gjuhën e pakicës shqiptare apo Presidenti Ivanov përpiqet për të fshehur diçka tjetër? Në të vërtetë kjo histori ka filluar dhjetorin e kaluar, kur partia nacionaliste maqedonase VMRO, fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet politike. Nikola Gruevski, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO, nuk arriti të bindte shqiptarët për t’u bashkuar me atë në formimin e qeverisë. Social Demokratët (partia e dytë në Maqedoni), nënshkruan një marrëveshje me partitë të shqiptare dhe arritën të bënin bashkë 67 mandate, numri minimal për të formuar një qeveri. Por presidenti Ivanov, dhe ish-kryeministri Gruevski, kanë frikë nga qeveria e Zoran Zaevit, lideri i Social Demokratëve që udhëheq koalicionin. Frika vjen nga larg, nga 2015, nga skandalet e përgjimeve dhe korrupsionit që përfshinë qeverinë e Gruevskit. Zaev ka në dorë shpatën e Damokleut, domethënë rihapjen e hetimeve. Kjo mund të shënonte fundin politik të Gruevskit, i cili rrezikon të përfundojë në burg për veprat e kryera gjatë qeverisjes së tij. Për t’ju shmangur burgun miqve të tij, presidenti Ivanon po fryn mbi zjarrin e përplasjes etnike dhe mbi “ përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike”.

Në fakt, përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit të vitin 2001, kur shumica maqedonase ra dakord për të garantuar më shumë të drejta minoritetit shqiptar, i cili përbën 25 përqind të popullsisë. Një nga këto të drejta ishte integrimi i gjuhës shqipe si gjuha e dytë zyrtare në institucionet qeveritare dhe publike. Për koalicionin perëndimor, duke përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, Maqedonia ishte (dhe është) një eksperiment, ku ata po nxisin bashkëjetesën midis dy gupeve etnike: shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare. Përpjekjet perndimore për të integruar Maqedoninë në strukturat euro-atlantike kishin si qëllim zbutjen e lidhjeve të vjetra që vendi ish-Jugosllav ka me Rusinë dhe ndaljen e ekspansionizmit rus në rajon. Kjo ende nuk ka ndodhur. “Maqedonia nuk është një shtet” deklaron republikani Dana Rohrabacher, Kryetari i Nënkomitetit për Evropën, Eurazinë dhe Kërcënimet e reja në Kongresin Amerikan. Ai shkon edhe më tej duke sugjeruar se: “Ka një ndarje të tillë në atë vend saqë ata nuk do të jenë kurrë në gjendje të jetojnë së bashku në të ardhmen. Për këtë arsye, kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia duhet të bëhen pjesë e Kosovës dhe pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e Bullgarisë ose e çdo shteti tjetër me të cilin ata mendojnë se kanë lidhje”. Kësaj narrative i shtohet edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili iu përgjigj presidentit Ivanov duke thënë: “Z. Ivanov, shqipja nuk është gjuha e armikut, por e një popullsie shtetformuese në Maqedoni. Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni, i dashur President”. Nëse Presidenti Ivanov refuzon kompromisin, dhe të garantojë shqiptarëve të drejtat e tyre, është e vështirë të mos mendosh që kjo mosmarrëveshje do të hedhë në erë Maqedoninë, dhe ndoshta gjithë rajonin e Ballkanit, në kaos dhe madje ndoshta në luftë . Është jetike që fuqitë botërore, duke përfshirë BE-në dhe SHBA të ndërhyjnë për të siguruar që mos të ketë gjakderdhje të mëtejshme në Ballkan.

*Gjovalin Shkurtaj është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

© Për përkthimin Politiko.al. I tekstit Fox News.

Të fundit