Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
“Mund të qëndroni në SHBA edhe nëse viza ju ka skaduar”, Ambasada Amerikane sqaron si mund të përfitojnë shqiptarët
Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim zyrtar në rrjetet sociale se si mund të shmanget udhëtimi nga SHBA drejt Shqipërisë vetëm për të rinovuar vizën studentore.
Ambasada sqaron se mund të qëndrohet në Amerikë edhe nëse viza ka skaduar.
“Mbajtës të vizave studentore - Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!”, sqaron ambasada e SHBA në Tiranë.