Flash News

KRYESORE

A mund të vazhdojë Haki Çako të qëndrojë ende në detyrë?

A mund të vazhdojë Haki Çako të qëndrojë ende

Fillimisht ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu në hetim nga Prokuroria për tolin e tij në bandën e trafikut të drogës “Habilaj”.

Më pas e gjithë organika drejtuese e policisë së Vlorës që kishte gisht në këtë trafik u shpall në kërkim, pasi ish-kryepolicët ja mbathën nga këmbët-duart, duke e provuar se ishin fajtorë.

Dhe tani edhe Festim Lelaj, nënkomisar në Policinë e Fierit, i cili u arrestua për rolin e tij si organizator në trafikimin e 2.5 tonëve drogë drejt Italisë.

Pra në shkallë hierarkike, edhe eprorët edhe vartësit e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, po hetohen, janë shpallur në kërkim ose janë arrestuar për trafik droge, kurse ky i fundit është ende në detyrë dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Në rastin më të keq, edhe sikur Hakli Çako të mos dinte asgjë për bëmat e tyre, ai duhet të dorëhiqej ose shkarkohej sepse është pikërisht në atë detyrë për të ditur dhe jo për të mos ditur.

Në rastin më të mirë, pra sikur Haki Çako të jetë në dijeni të gjithçkaje, ai duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet gjithsesi dhe ndaj tij duhet të nisin menjëherë hetimet.

Ajo që është më absurde, është që kryepolici i vendit vazhdon të jetë ende në detyrë, kur mbjellja e gjithë Republikës me kanabis dhe trafikimi me tonelata përgjatë gjithë mandatit të kaluar qeveritar është faktuar mëse rregullisht nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Të fundit