Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A mund t’i tregojmë “vendin” Amerikës? Si Rama, Manjani dhe Lubonja...
Naum Mara
Eshtë e mundur. E kemi bërë qysh prej vitit 1946 e deri më 1990. I treguam se nuk i'a kemi nevojën, se nuk na e bën syri tërr, dhe se mund ta demaskonim sa herë të na thoshte rradakja jonë.
Edhe pse një autosugjestionim prej të marri, jo vetëm udhëheqja jonë u ndje e fortë dhe barabartë në atë kohë me Amerikën, por edhe një pjesë e mirë e popullit.
Disa reminishenca të asaj kohe, kanë mbetur ende te një pjesë e politikanëve dhe analistëve tanë, edhe pse sot e dinë se ç’është Amerika dhe ç’përfaqëson.
Gafa më e madhe antiamerikane e këtij mijëvjeçari, mbetet deklarata e Edi Ramës në CNN gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, kur në mënyrë aspak diplomatike, kryeministri i një vendi të vogël, që nuk njihet nga shumica e amerikanëve, i'u “dha mend” votuesve amerikanë se “zgjedhja e Trump do ishte fatkeqësi për ta dhe për botën”.
Deklarata ishte arrogante dhe e natyrës së deklaratave të së njëjtës periudhë të Kim Jong Un. Eshtë interesante të nënvizosh, se as vëllezërit Kastro dhe as Maduro i Venezuelës, nuk i lejuan vetes “t’i hapin sytë popullit amerikan” gjatë fushatës elektorale të vitit 2016. Duket, që udhëheqësi ynë vuan ende nga sindromi i “fanarit ndriçues në brigjet e Adriatikut”.
Në botën e lirë, Amerika respektohet, jo vetëm për fuqinë ekonomike dhe ushtarake, por në radhë të parë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Dy Luftrat e Mëdha Botërore, në nxitjen dhe zhvillimin e Demokracisë në botë dhe në përmbysjen e sistemit komunist. Sigurisht, që ka edhe faqe të errëta të historisë së saj, edhe personalitete të dyshimta, por këto në asnjë mënyrë nuk e bëjnë të barabartë as me Kubën e Kastrove, as me Korenë e Kim-ëve dhe as me Shqipërinë tonë.
Në deklaratat e papërgjegjshme ndaj SHBA-së, kanë qenë edhe ato me nënkuptime të Kryemadhit dhe Vasilit të LSI-së, kundër ambasadorit amerikan dhe ndikimit të tij në Reformën në Drejtësi.
Por, më absurde mbeten deklarimet e dy analistëve të mirënjohur, që përgjithësisht kanë dëshmuar integritet, por që urrejtja ndaj Ramës i shpie jo rrallë në pozitat e një anti-amerikanizmi fëminor.
Fatos Lubonja dhe ish-ministri Ylli Manjani, kanë reaguar në një mënyrë thellësisht absurde ndaj vendimi të Departamentit të Shtetit për të shpallur “non grata” Adriatik Llallën. Pak a shumë , të dy kërkojnë, që DASh të paraqesë faktet mbi të cilat ka mbështetur këtë vendim?!
Departamenti i Shtetit nuk është gjykatë, e cila një “vendim-dënim” të saj duhet ta mbështesë mbi fakte dhe për më tepër, t’i bëjë publike. Një ofiqar të një shteti (me një shkallë të lartë korrupsioni) e kanë deklaruar të padëshirueshëm në vendin e tyre, sepse është përfolur gjerë e gjatë për korrupsion dhe pengim të hetimeve. Për ne, kjo jo vetëm duhet të jetë e mjaftueshme, por duhet të kërkojmë me ngulm, që DASh ta bëjë këtë edhe për të tjerë zyrtarë të lartë shqiptarë, që janë akuzuar hapur për shumë e shumë afera korruptive. Për më tepër, amerikanët janë treguar edhe shumë të kujdesshëm me rastin e Llallës, sepse e kanë bërë shpalljen pasi ai është larguar nga posti.
Pikërisht, sepse ruan etikën diplomatike, Administrata amerikane nuk e bën të njëjtën gjë për zyrtarët e zgjedhur shqiptarë, duke nisur nga Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi e duke vazhduar me ministra dhe ish-ministra, që sot janë deputetë.
Kurse, dy analistët, të mbështetur edhe nga grupime brenda forcave politike, kërkojnë, që “ta vëmë në fronkë“ DASh-in, sepse arbitrarisht ka shpallur të papëlqyeshëm për të hyrë në SHBA, si të korruptuar, Adriatik Llallën?!
Ndoshta historia biblike e Davidit me Goliadhin është nxitëse dhe emocionuese për Lubonjën dhe Manjanin, por ata harrojnë se Shteti Amerikan nuk është armiku i vendit tonë të vogël, por përkundrazi përkrahësi më i madh. T’i tregosh “vendin” është jo vetëm miopi politike, port hellësisht e dëmshme për përparimin e demokracisë në Shqipëri.
Edhe narcisi Rama, kur ju “vërsul” gjatë fushatës kandidatit Trump, ishte i sigurt se po sulmonte një “kalë humbës” në garë, sepse e njeh madhështinë e Amerikës, edhe pse vuan vetë nga “deliri i madhështisë“.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38