Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mundën Barcelonën, portieri i Leganes: Asnjë nuk erdhi të na përgëzonte për fitoren
Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes Barcelonës dhe ekipit të Leganes në "La Liga", përballje e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-1.
Ishte portieri Ivan Cuellar, ai i cili bëri disa ndërhyrje të rëndësishme duke mbrojtur kështu portën nga katalanasit.
Por pavarësisht fitores, ai u ankua për mungesën e sportivitetit të lojtarëve të Barcelonës, të cilët as nuk i përgëzuan lojtarët e këtij ekipi për fitoren.
Cuellar u shpreh se ky është futbolli dhe se humbjet janë normale edhe për ekipet e mëdha, por të paktën një përgëzim duhet të bëhej nga ana e ekipit të Valeverdes.
“Është e vërtetë që jemi Leganes, një ekip i përulur, por më pëlqen që kundërshtarët të sillen me sportivitet ndaj nesh. Disa lojtarë dhe skuadra mund të jenë mësuar më së shumti të fitojnë, por ja që edhe humbet në futboll. Kur humbet duhet ta përshëndesësh dhe përgëzosh ekipin tjetër, diçka që lojtarët e Barcelonës nuk e bënë. Askush nuk erdhi për të na uruar, askush prej nesh nuk është përgëzuar. Unë mendoj se ky është një gjest mjaft i shëmtuar”, tha ai.