Flash News

KRYESORE

Mundësi shqiptar bie në koma në Slloveni, është djali i deputetit të PD

Leonardo Frrokaj është mundësi shqiptar, i cili pësoi një aksident të rëndë pak ditë më parë gjatë kampionatit në Slloveni. 17 vjeçari ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore gjatë ndeshjes me një tjetër mundës, duke kaluar në gjendje kome. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve sllovenë.

Lajmin për dëmtimin e sportistit shqiptar e ka dhënë babai i tij, Andon Frrokaj, deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

“Leonardo pësoi një aksident shumë të rëndë në Kampionatin Ballkanik të mundjes në Slloveni! Lutemi Zotit që ta kaloje sa më shpejt këtë vështirësi pas operacionit. Faleminderit”, shkruan shkurtimisht deputeti demokrat.

Të fundit