Flash News

KRYESORE

Mundësia e fundit ndaj Nigerisë, Sampaoli: Argjentina do të kualifikohet

Mundësia e fundit ndaj Nigerisë, Sampaoli: Argjentina do të

Do të jetë portjeri i Argjentinës, Franco Armani që sot do të kërkojë kualifikimin në fazën tjetër të botërorit përballë Nigerisë.

Kjo është e vetmja siguri e trajnerit Jorge Sampaoli, që del në konferencë për shtyp në Shën Peterburg vetëm me Armanin, që do të zërë vendin e Caballero.

Për sa i përket pjesës tjetër trajneri argjentinas tregohet optimist.

“Jam jashtëzakonisht i bindur që do të jetë një ditë e rëndësishme e futbollit tonë, sepse do të kualifikohemi, pavarësisht fjalëve të disa njerëzve. Kemi mjete me bollëk për t’ia arritur”, deklaron Sampaoli.

“Ishte një javë e vështirë, sepse vijmë nga një humbje e vështirë, që na ka vendosur në kushtet që duhet të fitojmë si dhe të varemi edhe nga një rezultat tjetër”, përfundon ai.

Argjentina luan sot në orën 20:00 kundër Nigerisë, ndërsa ndeshja tjetër e grupit D është ajo midis Islandës dhe Kroacisë.

Të fundit