Flash News

KRYESORE

Mundi koronavirusin, 70-vjeçari përlotet dhe emocionin të gjithë

Në gjithë këtë situatë të vështirë që po kalon bota pasi koronavirusi ka gjunjëzuar dhe shtete më të fuqishme në botë, histori njerëzore dhe tepër emocionuese vijnë nga çdo cep i globit. Bëhet fjalë për Filippo Leoni, 70-vjeçari nga province e Ancona-s në Itali. Ai ka lënë spitalin pasi ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirusin. Mjekët dhe infermierët e Osimo-s (provincë në Ancona) e shoqëruan 70-vjeçarin drejt daljes me duartrokitje, duke e përgëzuar për kurajën e treguar gjatë një muaji terapi në spital. Duartrokitjet e personelit shëndetësor e përlotën Filippo-n, që la spitalin pasi provoi dy tamponat e fundit negativ për Coronavirus. Covid-19 e goditi atë në fillim të marsit dhe e detyroi të qëndronte në spital gati një muaj.  

Të fundit