Flash News

KRYESORE

Mungesa e Bashës në Kuvend; kryetari i PD-së pjesë e takimit të rëndësishëm

Mungesa e Bashës në Kuvend; kryetari i PD-së pjesë e takimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka qenë sot i pranishëm në sallën e Kuvendit për shkak se ndodhet për një vizitë në Londër të Britanisë së Madhe. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, filloi të aludonte se ku ndodhej Basha, por ka qenë zv/kryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ai që i ka shuar kuriozitetin.

Paloka nxorri ftesën që Basha ka marrë nga Partia Konservatore Britanike e kryeministres Theresa May, për të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor. Partia Demokratike ka njoftuar mediat mëngjesin e sotëm për këtë vizitë të kryeopozitarit në Londër, lajm i cili është publikuar gjerësisht.

Të fundit