Flash News

KRYESORE

Mungesa e energjisë në New York ndaloi edhe koncertin e Jennifer Lopez

Mungesa e energjisë në New York ndaloi edhe koncertin e Jennifer Lopez
New York-u pësoi një blackout dje dhe kjo paska ndikuar edhe për yllin Jennifer Lopez. Këngëtarja sapo kishte filluar shfaqjen e saj, kur  ndërprerja masive e energjisë përfshiu qytetin e Nju Jorkut, gjë që i dha fund koncertit të saj. Këngëtarja ndau në Instagram një mesazh me fansat e saj dhe shpjegoi se shfaqja ishte anuluar për shkak të rrethanave. ‘E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua”, ka shkruar ajo. Në një postim të mëvonshëm Lopez njoftoi se koncerti do të zhvillohet të hënën.
 
   

Të fundit