Flash News

KRYESORE

Mungesa e Lindita Nikollës në Komisionin e Arsimit, justifikimi i ministres

Mungesa e Lindita Nikollës në Komisionin e Arsimit, justifikimi i

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu shmang seancës dëgjimore, të kërkuar nga kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi. Dje në mbrëmje ajo ka njoftuar se ka një takim të papritur me Ministrin e Kosovës, një justifikim që nuk respekton Parlamentin, një përpjekje për t’i ikur llogaridhënies.

 Albana Vokshi tha se ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të lartë. Vokshi tha se për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ministrja Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u be pjesë e zgjidhjes.

Me refuzimin për t’u paraqitur ne Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor të opozitës, si dhe detyrën kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar.

Ndërsa kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi është shprehur se nuk do të zhvillohet seanca nëse ministrja nuk do të jetë prezentë

Të fundit