Flash News

KRYESORE

Mungesa e rëndësishme në Asamblenë e PS, deputeti i qëndron larg dhe nuk përballet me kolegët

Saimir Tahiri është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS, por ai vazhdon të jetë anëtar i kësaj partie dhe pjesë e Asamblesë. Megjithatë, në mbledhjen e zhvilluar sot, Tahiri nuk fokusua nga kamerat dhe nuk shihet në asnjë prej fotove të publikuara nga ambientet jashtë sallës.

Skandali ku ai është përfshirë e kanë detyruar ish-ministrin e Brendshëm t’i qëndrojë larg mbledhjes dhe të mos përballet me kolegët.

Por nëse do të merrte pjesë, atij do i duhej të kapërdinte dhe vëmendjen që iu kushtua rivalit të tij brenda partisë, Erion Veliajt, i cili ndryshe nga të tjerët, u ul në një tavolinë me Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn, dy njerëz me peshë në vendimmarrjen e PS.

Hera e fundit që Saimir Tahiri ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së PS ka qenë më 28 gusht, kur kryeministri Edi Rama shpalli emrat e ministrave të rinj.

Rama i pakënaqur me punën e Beqajt, Spiropalit dhe Finos, por u jep një mundësi të dytë; Blerina Gjylameti veçohet si më e mira

Rama i bën thirrje nga Asambleja e PS, Basha jashtë Tiranës dhe i rrethuar nga dhjetëra njerëz

Të fundit