Flash News

KRYESORE

Mungesa e titujve, Suning nxjerr në shitje aksionet e Inter-it

Mungesa e titujve, Suning nxjerr në shitje aksionet e Inter-it

Shoqëria aksionere kineze Suning, është detyruar të nxjerrë në shitje një pjesë të aksioneve që kanë në administrim tek skuadra e Interit, si pasojë e mungesës së titujve të ekipit italian.

Sipas "Corriera della Sera", Suning kërkon jo më pak se 600 milionë euro për 68.55 % të aksioneve të tyre në klub, ndërsa roli i presidentit i mbetet Erick Thohir që zotëron 31.05 % të klubit.

Megjithatë, drejtuesit e shoqërisë kineze nuk pritet të heqin dorë përpara fundit të sezonit aktual, duke pasur parasysh që Inter synon një vend në ‘Champions League’ për vitin e ardhshëm, kualifikim i cili do të sillte një bonus të madh në arkat e klubit.

Të fundit