Flash News

KRYESORE

Mungesë gjaku në Itali, De Rossi dhe bashkëshortja e tij japin shembullin të parët

Mungesë gjaku në Itali, De Rossi dhe bashkëshortja e tij japin

Një shembull pozitiv ka dhënë ish-futbollisti legjendar i Romës dhe kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi, i cili së bashku me bashkëshorten e tij kanë shkuar për të dhuruar gjak. Për shkak të koronavirusit dhe karantinës në Itali, u reduktuan ndjeshëm rezervat e gjakut në Itali, duke krijuar vështirësi në spitale e qendra shëndetësore.

Për këtë arsye Qendra Kombëtare e Gjakut në Itali i bëri thirrje qytetarëve për të dhuruar gjak (duke theksuar se ata që janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të infektuar, mund të dhurnonin gjak). Ish-futbollisti i është përgjigjur pozitivisht duke shkuar së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin “San Camillo” në Romë për të dhuruar gjak.

Prej një muaji Italia është duke u përballur me një nga situata më të vështira të historisë së saj për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, që tashmë i ka marrë jetën më shumë se 1000 njerëzve dhe ka infektuar të paktën 17 mijë persona.

Të fundit