Flash News

KRYESORE

"Mungesë organizimi nga shkolla në Tiranë", PD publikon pamjet: Realiteti është ndryshe nga propaganda e Ramës

"Mungesë organizimi nga shkolla në Tiranë", PD publikon

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar pas fotove të publikuara nga kryeminsitri Rama për ditën e parë e shkollë, teksa thekson se janë thjesht propagandë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Vokshi thekson se situata në shkolla është shumë ndryshe nga ajo që reklamon kryeministri, ndërkohë që ka publikuar disa pamje nga shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

Referuar fotove, jashtë ambienteve të këtij institucioni janë mbledhur në grumbullime prindërish e nxënësish pa ruajtur distancën dhe pa maska.

Reagimi i Vokshit:

#Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti. Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe. Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish…asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.

https://www.facebook.com/559294428/posts/10158816544344429/?extid=37PCJcFAlKFEjap6&d=n

Të fundit