Flash News

KRYESORE

Mungesë stafi, Universiteti i Prishtinës konkurs për 200 pedagogë

Mungesë stafi, Universiteti i Prishtinës konkurs për 200

Universiteti i Prishtinës ka mungesë të stafit akademik. Për këtë arsye ka shpallur njoftimin për pedagogë të rinj.

Në përmjet këtij konkursi pritet që të shmanget mbyllja e shumë programeve në Universitetin e Prishtinës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, pas hapjes së këtij konkursi ka kërkuar nga Ministra e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë të mos ndërhyjë politikisht në autonominë universitare dhe të mundësojë zgjedhje të stafit që i mungon UP-së.

Sipas rektorit 13 njësitë akademike kanë nevojë për 200 pedagogë.

“Mungesë të stafit akademik ka në të gjitha njësit akademike, mirëpo në disa prej tyre ai problem është më i theksuar. Prinë Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike, Fakulteti i Mjekësisë, i Bujqësisë, i Filologjisë, i Sportit. Po t’i kishim edhe 200 veta staf akademik dhe joakademik, situata në UP do të zbutej dukshëm”, është shprehur rektori Dema për RTK.

Të fundit