Flash News

KRYESORE

Mungoi në dasmën e Xhensilës, por sot i uroi publikisht ditëlindjen

Sot, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ditëlindjen dhe urimet nga miket e saj këngëtare nuk kanë munguar.

Ka qenë Kida ajo që e ka uruar publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar më të mirat.

“Urime ditëlindjen shoqja ime e bukur, je një njeri shum i veçantë dhe meritoni gjithë të mirat! Të dua Xheni edhe 100 vite sa më të lumtura”, ka shkruar Kida në ‘Instastory’.

Xhensila dhe Kida kanë një bashkëpunim mjaft të suksesshëm bashkë me këngën ‘Uh Baby’.

Kujtojmë se më parë u përfol për një miqësi të prishur mes këngëtareve, pasi Kida mungoi në dasmëm e Xhensilës. Por më pas Kida sqaroi se nuk pati mundësi të vinte për shkak të angazhimeve në Kosovë.

 

Të fundit