Flash News

KRYESORE

Mungoi në takimin kundër Bashës, reagon Jozefina Topalli

Mungoi në takimin kundër Bashës, reagon Jozefina Topalli

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, një prej kritikeve të Lulzim Bashës ka bojkotuar takimin në Akademinë e Arteve kundër tij.

Mungesa e saj ra në sy të të gjithëve, por vetë Topalli ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për “Ballkanweb” ku ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj, duke pohuar se kambanat bien për kë ka veshë.

“Mbeshtes cdo perpjkeje e cdo nisme te çdo demokrati, cdo aktivisti, cdo personaliteti te PD qe ka synim ndergjegjesimin e opinionit  per krizen ekzistenciale ne te cilen ndodhet PD per shkak te humbjes katastrofale te 25 Qershorit. Sot kembanat bien per ke ka veshe per te degjuar. Lulzim Basha ka marre peng PD, ka vjedhur garen, ka dhunuar statusin , dhe ka hyre ne nje farse qe vetem me fjalen demokratike nuk ka lidhje. Lulzim Basha ka tradhetuar PD e parimet e saj”, tha Topalli.

Të fundit