Flash News

KRYESORE

Mungon Lichtsteiner, mesfushori shqiptar gradohet kapiten i Zvicrës

Mungon Lichtsteiner, mesfushori shqiptar gradohet kapiten i Zvicrës

Mesfushori Valon Behrami do të jetë kapiten i Zvicrës në ndeshjen e 1/8-ave të Kampionatit Botëror kundër Suedisë, pasi mbrojtësi Stephan Lichtsteiner ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë., raporton gazeta zvicerane “20 min”.

“Unë jam edhe më krenar që kam veshur këtë fanellë”, është shprehur Behrami.

Kandidat për kapiten ishte edhe Granit Xhaka, i cili ishte kapiten ndaj Panamasë në një ndeshje miqësore në fund të marsit, por festa me shqiponjën dy-krenare mund të ketë ndikuar në këtë vendin të stafit të federatës.

Behrami po luan në Botërorin e katërt në karrierën e tij, ndërsa po ashtu ka luajtur edhe në dy Kampionate Evropiane.

Të fundit