Flash News

KRYESORE

Mungon Messi, por Argjentina e kthen miqësoren në tenis!

Mungon Messi, por Argjentina e kthen miqësoren në tenis!

Argjentina sot shkëlqeu në miqësoren me Ekuadorin (luajtur në Elche) duke fituar me rezultatin tenistik 6-1. Pavarësisht se në fushë nuk ishte Leo Messi, ylli i padiskutueshëm i argjentinasve, skuadra ia doli të festonte një fitore fantastike.

Alario shënoi i pari në minutën e 20’, ndërsa pak minuta më pas Espinoza ndihmoi argjentinasit të siguronin dhe golin e dytë, që ishte një autogol i tij. Paredes më pas mbylli pjesën e parë me një gol me penallti.

Tre golat e tjerë të pjesës së dytë u shënuan nga Pezzella, Dominguez dhe Ocampos. Lojtari i cili ka bindur më shumë nga të tjerët këto ditë me Argjentinën është Alario. Duket se kjo skuadër po ringjallet dhe ka më shumë vetëbesim.

Të fundit