Flash News

KRYESORE

Mungonte oksigjni në spital, vdesin 30 fëmijë për dy ditë

Mungonte oksigjni në spital, vdesin 30 fëmijë për dy

Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën gjatë 2 ditëve të fundit në një spital për shkak të mungesës së oksigjenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolegjin Mjekësor Baba Raghav, në Gorakhpur, Indi. Sipas mediave atje, dyshohet se mungesa e oksigjenit ka ardhur për shkak se spitali nuk kishte paguar kompaninë që merrej me furnizimin. Vdekjet ndodhën në një hark kohor prej 48 orësh dhe erdhën si pasojë e encefalitit, për shkak të ndërprerjes së oksigjenit që nisi të ndodhë që prej të enjtes në mëngjes. Pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë të porsalindur. Mjekët u përpoqën që të përdornin cilidra me gaz, por përpjekjet e tyre ishin të pa mjaftueshme. Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dhe ka çuar edhe në kërkesën për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë.

Të fundit