Flash News

KRYESORE

Municione drejt Italisë, ndalohen dy të rinj në Portin e Durrësit

Municione drejt Italisë, ndalohen dy të rinj në Portin e

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Portin e Durrësit, pasi po përpiqeshin të trafikonin armë dhe municione drejt Italisë.

Gjithashtu, gjatë aksionit, janë sekuestruar një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:

Port – Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A.F., 30 vjeç, banues në Fier;

    • R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

    Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

    • një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

 

 

Të fundit