Flash News

KRYESORE

Murati i PS i bën rezymenë vetes, njihuni me kandidatin socialist për Kavajën

Murati i PS i bën rezymenë vetes, njihuni me kandidatin socialist

Dorian Murati është kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Kavajës. Për ish-drejtorin e ALUIZNI-t dhe OSHEE-së ka shumë pak informacion dhe për këtë arsye ai ka vendosur t’i bëjë rezymenë vetes në profilin në ‘Facebook’.

Murati tregon se prej disa muajsh është bërë baba dhe ka studiuar për inxhinieri dhe juridik. Ai ka drejtuar FRES-Kavajë dhe prej vitit 2014-të është sekretar i PS.

Reagimi i Dorian Muratit:

Përshëndetje miqtë e mi,

është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të perzgjidhesha kandidat për drejtimin e Bashkisë së Kavajës.

Lindur dhe rritur në Kavajë arsimuar në qytetin e Kavajës,

më tej kam studiuar Inxhinieri

dhe jam diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë.

Babai i një vajze prej disa muajsh, pas marteses.

Prej vitesh kam dhënë kontributin tim maksimal në strukturat e Partisë Socialistë Kavajë,

Përgjatë viteve 2012 - 2014 drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist Rrethi Kavajë,

2014 - 2017 sekretar i Partisë.

Sot kam nevojën për çdo socialist dhe demokrat, të ri e të re, grua dhe vajzë,

për të vazhduar rrugën e nisur për Kavajën që duam!

Nuk kemi kohë për të humbur e për t'u kthyer në errësirën mbytëse të së shkuarës, ndaj besoj shumë se me mbështetjen tuaj dhe me punën e pandërprerë tonën mund të bëjmë shumë për Kavajën, për ju, qytetarë të Kavajës.

Të fundit