Flash News

KRYESORE

Muriqi nuk duron më, ndryshon destiancion në verë!

Muriqi nuk duron më, ndryshon destiancion në verë!

Një tjetër shqiptar i Kosovës nuk ka ndërmend të qëndrojë me ekipin aktual në verë. Sulmuesi Vedat Muriqi mendon të largohet nga Fenerbahçes në merkaton e verës.

Shtatlarti nuk ishte aty ku duhet në pjesën e dytë të sezonit dhe u kritikua shumë. Motivimi i tij ra, pasi priste që të largohej që në merkaton e janarit nga Feneri dhe të bënte një tjetër hap të madh në karrierë.

Muriqi kërkohet nga skuadra e Lazios. Drejtori sportiv Igli Tare e pëlqen shumë, ndërsa duhet të thyejë dhe konkurrencën e Burnleyt dhe Leicesterit. Ekipet angleze e kanë një sy të hedhur nga kampionati turk.

Të fundit