Flash News

KRYESORE

Muriqi po shkëlqen, e kërkojnë tre klube europiane

Muriqi po shkëlqen, e kërkojnë tre klube europiane

Vedat Muriqi mund të konsiderohet lojtari shqiptar më i kërkuar i momentit. Sulmuesi nga Kosova sot shënoi dy gola në fitoren 5-2 të Fenerbahces në kampionat. Ai është thjesht spektakolar.

Me dy golat e sotëm, Muriqi, i cili më parë ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar, është në krye të listës së golashënuesve në kampionatin turk. Shifrat dhe loja e tij kanë nxitur tre klube të mëdha për ta ndjekur atë nga afër.

Mediat flasin se Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurt kanë interes për Muriqin. 25-vjeçari është një sulmues i kompletuar. Ai mund të shënojë me të dyja këmbët dhe me kokë, gjë që e ka treguar prej të paktën dy sezonesh.

Të fundit