Flash News

KRYESORE

Murrizi: Cilat janë marrëdhëniet e mia me Rudina Hajdarin

Murrizi: Cilat janë marrëdhëniet e mia me Rudina Hajdarin

Deputeti Myzlim Murrizi ka treguar raportet që ka me Rudina Hajdarin, në emisionin “Kjo Javë”.

“Marrëdhëniet si bija e ish-mikut, shokut tim Azem Hajdari. Kam marrëdhënie miqësore prej 18 muajsh si deputetë” tha Murrizi.

I pyetur më tej nëse e sheh Rudina Hajdarin si lider, ai tha, “Unë besoj që për çdo forcë politike jo komuniste, liderët nuk emërohen dhe në çdo parti e re që mund të krijohet, liderët caktohen në zgjedhje.  Unë kam qenë mbrëmë dhe kemi biseduar. Unë jam pak i vështirë për të diskutuar skutave. Që të jem i sinqertë, unë nuk kam parë një prononcim të vetë Rudinës të ketë firmosur për këtë. Rama dhe Bashas, të dy së bashku kërkojnë të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor”-tha ai.

Të fundit