Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Murrizi: Politika ka frikë nga SPAK, kush e votoi është bërë pishman
Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se SPAK ka mbjellë frikë në politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e kanë votuar ligjin për reformën në drejtësi janë bërë pishman.
“A ka frikë nga SPAK-u? Patjetër, ky ligj është miratuar në 2016. U votua 140 me 0, për herë të parë në një vend formalisht demokratik. Pasi e miratuan, aktorët kryesorë shumë shpejtë u bënë pishman, deri një ditë përpara nuk donin. Dhe po ta shikosh zvarritja 3 vjet rresht për të krijuar institucionet e reja të drejtësisë është e qëllimshme për të treguar që nuk funksionon, për të treguar një pishmanllëk që e bënë të gjitha palët.”, tha ai në Ora news.
Ai tha se do ta votojë në kuvend nëse PD propozon ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“ Nëse vjen ndryshimi i sistemit edhe nga PD do ta votoj me qejf. Nuk ka problem kush e sjell, a ka qejf ai ta marrë si stafetë. Nëse do të dalë Basha që këtë nuk e ka kërkuar Myslimi por e kërkojmë ne, unë them po. E shoh shumë më të rëndësishëm ndryshimin sesa peshqirin kush e tha lajmin.”.