Flash News

KRYESORE

Mushkonjat janë kthyer në makth. Por kjo është mënyra e shpëtimit

Mushkonjat janë kthyer në makth. Por kjo është mënyra e

Gjatë stinës së verës përveç vapës një problem tjetër i madh janë edhe mushkonjat. Pickimet e tyre jo vetëm na lënë shenja por edhe mund të ndikojnë në shëndetin tonë. Këshillat e mjekëve të ndryshëm në lidhje me pickimet e mushkonjave është që të dizinfektojmë menjëherë vendin e pickimit pasi mushkonjat mund të fusin në gjakun tonë viruse dhe infeksione të ndryshme.

E ndërsa vetë natyra na ka pajisur me disa kurues natyral dhe që do të na ndihmojnë për të ulur rrezikun e ndonjë sëmundje apo edhe për të mos na pickuar më. Një prej produkteve natyrale që mund të përdorim është hudhra, duhet ta presim një hudhër në dy pjesë dhe të lyejmë vendin ku na ka pickuar mushkonja pasi hudhra është një nga antibiotikët më të fuqishëm.

Më pas kemi limonin, lëngun e të cilit duhet ta aplikojmë në lëkurë dhe kjo do të bëjë që të mbajmë lëkurën pastër dhe do të na ruaj nga infeksionet. Të njëjtin efekt ka edhe uthulla e mollës të cilën po ta aplikojmë në lëkurë në vendin e pickimit na ruan nga infeksionet. E ndërsa akulli do të na ndihmonte në uljen e të ënjturës që shkaktonë pickimi i mushkonjës.

Të fundit